Në Kosan pikërisht tek Syri i Sheganit, rreth 20 vite më parë zona shfrytëzohej për kontrabandën e naftës në drejtim të ish Jugosllavisë ndërsa sot është kthyer në një nga atraksionet turistike me të veçanta në veri të Shqipërisë.
Por pikerisht në kete vend në oret e vona të nates peshkimi me korrent behet ‘atraksion’ për gjuetaret e zonës duke rrezikuar
ripërtëritjen e peshkut në liqenin e Shkodrës dhe në Bunë.
Periudha mars – maj është koha gjatë së cilës peshku bën lëshimin e vezëve, por askush nuk po e ndalon këtë gjueti të paligjshme.
Çdo natë në këtë liqen shikon varka peshkatarësh, të cilët lëvizin në liqen me gjenerator duke peshkuar, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj.
Me sa duket fenomeni do të zhduket në momentin kur shteti nuk do të ndërhyjë më vetëm vendime e takime, por me masa konkrete ndaj “peshkatarëve”, dëmtues të peshkut.
Për vite me radhë, gjuetia e paligjshme me mjete dëmtuese të peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në
lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, të cilat me anë të specialistëve të tyre kanë arritur në përfundimin se ky lloj peshkimi i bërë për vite me radhë,
ka dëmtuar ndjeshëm rezervat e peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna.