“Jeni përzgjedhur për të punuar me 200 euro në ditë”! Nëse iu ka ardhur ky mesazh, ja çfarë duhet të bëni

Shumë herë në telefonat tonë vijnë mesazhe nga më të ndryshmet, ku ka dhe prej tyre që janë mesazhe mashtruese dhe shumë njerëz bien pre e tyre.

 

Prej disa javësh, në telefonat e shumë prej nesh ka ardhur mesazhi se si mund të përfitojmë një vend pune me kohë të plotë ose të pjesshme me pagesa shumë të mira që variojnë nga 50 në 200 euro në ditë.

 

Inxhinieri i sigurisë kibernetike, Erion Hasanaj, në një emision televiziv ka bërë thirrje që të gjithë të fshijnë mesazhin dhe të mos klikojnë asnjë link sepse mund t’ju vjedhin të dhënat bankare ose rrjetet sociale.

 

“Zakonisht përmbajnë një link që na con në një ëebsite të ndërtuar nga vetë hackerat që në dukje është si një ëebsite legjitim dhe dikush që nuk është i ndërgjegjësuar rreth dallimit të këtyre sulmeve mund të fusë të dhënat e tij dhe ato automatikisht i shkojnë sulmuesit.

 

Në këtë rast përfiton edhe nga acount-e private. Kjo varet dhe nga niveli i sofistikimit të sulmeve, nëse nuk janë të sofistikuar janë të targetuar në individ në seri dhe janë kryesisht për rrjete sociale ose të dhëna bankare.

 

Ndërsa sulme më të specifikuara janë ato që targetizojnë një kompani që fillojnë me këtë mënyrë dhe pastaj plani është të ndërhyjnë në sistem, në infrastrukturë dhe të marrin të dhënat e një kompanie”, tha inxhinieri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...