Elektricisti e godiet rrufeja dhe e zë korrenti, niset direkt me urgjencë në …

Një ngjarje e r ëndë ka ndodhur sot në Burrel, një elektricist është goditur nga rrufeja në fshatin Midhë të këtij qyteti.

 

 

61-vjeçari raportohet se ishte duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatin Midhë dhe dyshohet se nga shkarkimi atmosferik ka rënë më pas në kontakt me energjinë elektrike.

 

Pas mjekimit në spitalin e Burrelit, S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe për fat të mirë ka mbërritur në kohë, pasi mjekët ndërhynë direkt dhe arritën ta mbanin ende në jetë.Tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e shtetit përmes një njoftimi për shtyp, sic mund ta lexoni mëposhtë.

 

“Më datë 07.04.2022, rreth orës 23:05 në urgjencën e spitalit Burrel, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi S. Gj., 61 vjeç, banues në Komsi Bashkia Mat ( elektriçist).Ai ka qenë duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatim Midhë, dyshohet se nga shkarkimi atmosferik të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

 

Shtetasi S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...