Kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion” i është treguar një video që u bë virale e ministres Edona Bilali, e cila vite më parë e krahasonte kryeministrin me Zeusin.
Lidhur me këtë deklaratë, Rama u mundua ta justifikonte Bilalin, duke thënë se intervista ishte me ironi, teksa shtoi se Ministrja e Sipërmarrjes ka qenë një person kritik ndaj tij.
“Kjo intervistë është dhënë shumë vite më parë. Dhe ajo është një intervistë ironike nga fillimi në fund. Atë intervistë e ka dhënë shumë vite më parë. Edhe ajo intervistë është e tëra ironike.
Unë Edona Bilani kam kërkuar ta njoh se ishte një person kritik, ironik, cinike me mua dhe njëkohësisht kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të. Ç’ka e bën këtë gjë kaq qesharake, të rëndë, është fakti që ka shumë injorancë nëpër rrjete. Detyra të paktën e jotja është që minimumi mos bëni gjëra të tilla”, tha Rama.
Përsa i përket deklaratës së ministres Milva Ikonomi, e cila kohë më parë u shpreh se emri i Edi Ramës është brend kombëtar, kryeministri u përgjigj:
“Sa për bredin ti mos ji xheloz. Në eksportin e një Shqipërie dinjitoze, Kryeministri i të cilës i sheh të gjithë në sy, e shohin të gjithë në sy dhe nuk guxon njeri ta trajtojë si vasal, po jam. Sepse e kam thënë që ditën e parë, le të jetë kush të dojë përballë, unë jam Kryeministri i një vendi të vogël jo pse jam i gjatë por nuk e pranoj kurrë që Shqipëria të mos respektohet. Dhe kjo është arsye pse të gjithë ata rreth e rrotull i kam miq”.