Artan Hoxha nxjerr prapaskenat nga legalizimi i kanabisit: Atë sdo e mbjellin fshatarët por…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpjeguar se ku ndryshon kanabisi mjekësor nga ai rekreativ.

 

Sipas tij, kanabisin mjekësor nuk mund ta mbjellë kushdo, por biznesmenë dhe persona që kanë kolateral të madh për shkak se duhet investim i lartë.

 

Hoxha shton se dallimi mes dy llojeve të drogës, është se kanabisi mjekësor e ka THC shumë të ulët dhe përdoret për të prodhuar vajin e kanabisit.

 

“Ne jemi vend origjine për kanabisin dhe e di gjithë dynjaja. Ne çojmë kanabis në Azi dhe ne Turqi. Andej marrim Heroinë. Ku është loja? Ne kemi problem kanabisin rekreativ dhe jo mjekësor. Nuk kultivohet mjekësori në Shqipëri. Nuk mbille, se ai e ka THC zero. Nuk ka lidhje fare me mjekësorin. Nuk është e njëjta.

 

Nuk ngjan fare. Atij i merret vaji nuk pihet si cigare. Kanabisi ka 100 varieteti. Se mbillet edhe kërp. Kërpi është bimë kanabisi por nuk bën boçe dhe përdoret për tekstile. Është bio. Ndryshon nga Kanabisi Sativa Indica. Se jam bërë agronom duke u marrë me këtë gjë. Kjo është loja.” u shpreh Artan Hoxha.

 

Hoxha ka treguar mes të tjerash edhe çmimin që mund të shitet një litër vaji i prodhuar nga kanabisi mjekësor. Sipas tij 1 litër vaj kanabisi cilësor me përqendrim të lartë 94% mund të shitet deri në 95 mijë euro.

 

“Por ndryshe nga kanabisi normal, ai mjekësorë ka THC minimale. Ky kanabis mjekësor nuk i merret boçë dhe të pihet si duhan. Por prodhohet vaj. Një litër vaj e këtij kanabisi kushton 95 mijë euro. Ndërsa kanabisi i zakonshëm shkon edhe 30 mijë euro. Se përdoret në treg të zi. Është lënda tjetër narkotike që prodhohen me këtë vaj. Kristal quhet dhe prodhohet në vende të treta.

 

Janë produkte që prodhojnë narkotikë të tjerë. Kimistët këtu vijnë nga jashtë në Shqipëri. Sot ka uri për vajin e kanabisi se lufton shumë sëmundje edhe ato tumorale. Vaji i kanabisit shitet edhe me doza me shiringa. Një dozë e vogël shkon në 2 mijë euro.” u shpreh Artan Hoxha.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img