Shqiptarët harxhojnë 2.8 miliardë euro për makinat në vit, ironizon Rama: Dhe thonë pastaj nuk kemi bukë të hamë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook, disa statistika të cilat tregojnë se vlera e flotës së automjeteve në Shqipëri është rritur me 470% më shumë se në vitin 2012.

 

 

“Shikojeni si është rritur edhe vlera e përgjithshme e automjeteve në Shqipëri, ku sipas disave “jo rritje ekonomike nuk ka, po s’ka më as bukë dhe është më keq se ç’ishte” kur ishte ibret jalem fare”, shkruan kryeministri Edi Rama dhe ndan statistikat e mëposhtme.

 

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, të cituara nga Rama, flota e mjeteve në vitin 2021 kishte një vlerë totale 2.8 miliardë euro. Një ndryshim prej 2.3 miliardë euro më shumë se në vitin 2012.

 

Nderkohe paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar rezultatet përfundimtare të Këshillimit Kombëtar, ku kanë dhënë opinionet e tyre 563.195 qytetarë.

 

Këtu përfshihen ata që kanë dhënë sondazhin online përmes E-Albania, por edhe ata të tjerët që e kanë plotësuar në cadrat e vendosura në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë.

 

Duke iu referuar pyetjes për legalizimin e k anabisit mjekësor, Rama deklaroi se Shqipëria do të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor, duke shtuar se 61% e qytetarëve kannë qenë pro kultivimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...