Shpallen pasaportat më të fuqishme në botë, s’do e besoni ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Lufta në Ukrainë, e cila pasoi me sanksione të vendosura ndaj Rusisë prej Perëndimit si edhe të qeverisë së Putinit ndaj shteteve të tjera kanë patur një ndikim të madh sa i përket lirisë së lëvizjes në botë.

 

CNN ka publikuar sëfundmi indeksin mbi lirinë e lëvizjes të nxjerrë nga kompania me bazë në Londër Henley & Partners e cila ka monitoruar rregullisht pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë që nga viti 2006.

 

Henley & Partners nxjerr vë në dukje se pasaporta më shumë e “ndëshkuar” aktualisht është ajo e Rusisë për shkak të sanksioneve të Perëndimit, ndërsa nuk ka ndonjë ndryshim të madh sa i përket kreut të listës për pasaportat më të fuqishme.

 

Sipas kompanisë në fjalë, pasaportat më të fuqishme është ajo e Japonisë dhe Singaporit, me të cilat mund të udhëtosh pa vizë në 192 destinacione. Lista më pas vijon me Finlandën, Italinë, Luksemburgun, Austrinë, Danimarkën, Holandën dhe Suedinë.

 

Por, cilat janë pasaportat më të “dënuara”?

 

Shteti më i ndëshkuar është Afganistani, me pasaportën e të cilit mund të udhëtosh pa vizë vetëm në 26 shtete, më pas vjen Iraku me 28 shtete; Siria me 29 shtete; Pakistani me 31; Jemeni me 33; Somalia me 34; Palestina me 37 dhe Koreja e Veriut me 39.

 

Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 51 me 114 destinacione, Kosova renditet në vendin e 77, ndërsa Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë para nesh me respektivisht në vendin e 37 dhe 44

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...