Sherri me burrin justifikim, sekretarja e Gjykatës së Lezhës u rrëmbye! Policia gjeti..

Historia e sherrit mes kryesekretares së Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku dhe bashkëshortit të saj, Oltion Leka ishte vetëm një justifikim.

 

Sipas News24 në të vërtetë 34-vjeçarja ka qenë rrëmbyer. Deri më tani mësohet se policia e ka gjetur Markun duke ecur rrugëve të qytetit dhe jo në hotel, siç edhe vetë ajo ka deklaruara para autoriteteve.

 

Paraprakisht dyshohet se Marku është rrëmbyer nga persona që kanë lidhje me dosjet e pronësisë në Lezhë dhe se burrë e grua janë kërcënuar e janë detyruar që të inskenojnë sherrin e historinë e largimit të 34-vjeçares nga shtëpia pas debateve.

 

Kujtojmë se Klaudia Marku rezulton të jetë larguar tre ditë më parë nga banesa, por bashkëshorti i saj ka pritur dy ditë në heshtje. Vetëm një natë më parë ai është drejtuar në polici.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...