Rama: fishat e diabetit rimbursohen, zonja nga publiku e përgënjeshtron live

Në emisionin “Opinion” është diskutuar dhe për pensionet e të moshuarve.

Në studio kryeministri Edi Rama është përballur me një zonjë e cila deklaron se vetëm për fishat e diabetit paguan 6000 lekë në muaj.

Por pavarësisht deklaratës, kreu i qeverisë tha se fishat e diabetit janë të rimbursueshme, por kjo deklaratë u kundërshtua nga zonja e cila tha se i paguan vet çdo muaj.

Pjesë nga debati

Fevziu: Sa paguani ilaçe në muaj?

 

Zonja: Unë paguaj fishat e dibetit 60 mijë lekë.

Rama: Fishat e diabetit janë të rimbursueshme.

 

Zonja: Jo, jo i blej vetë.

Fevziu: Ajo i blen vetë ti thua…

 

Rama: Fakti që e merr vet nuk do të thotë që është e drejtë që ta marrë vet, pasi ka dhe shumë nevoj për informim. Pas emisionit do flasim.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img