Pas pastrimit të selisë blu, gjendet një makineri që numëron paratë “brenda zyrës së Bashës”(Foto)

Një makineri që numëron paratë është gjetur në selinë e Partisë Demokratike, konkretisht thuhet në zyrën e ish kreut të PD, Lulzim Basha.

Media pranë ish-kryeministrit Sali Berisha kanë publikuar sot këtë fotografi, ku shihet një makineritë që numëron paratë.

Siç raportojnë këto media numëruesi i parave është gjendur në zyrën e ish-kryetarit Basha dhe që sipas tyre përdorej për të dalluar paratë e sakta nga ato false.

“Ka të dhëna se në zyrën e Lulzim Bashës hynin shuma të mëdha parash, origjina e të cilave mbetet mister”, shkruan një prej portaleve pranë ish kryeministrit Berisha.

Duket se kjo makineri është gjetur pasi selia e PD u “pastrua” pak ditë më parë pasi Gjykata vendosi të njohë Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke njohur kështu Sali Berishën me Komisionin e Rithemelimit.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img