“Nuk e besoj që fitova”, këngëtarja tregon si ia mori çmimin e parë Ledion Liços

Gresa Gjocera është një nga këngëtaret më të mira të muzikës live. Ajo është rikthyer në tregun muzikor pas shumë vitesh shkëputje nga skena.

 

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Gresa ka treguar se pse erdhi ky largim.

 

“Unë nuk u përshtata me tregun në atë kohë, para 12 vitesh. Unë isha gjithë kohën në skenë dhe nuk e ndjeva nevojën. Kështu u bëra “dembele” në një farë mënyre dhe nuk u shfaqa më.

 

Edhe pse për mua tashmë është një punë. Kam 18 vite në muzikën live dhe nuk më ka shkëputur. Kjo ka bërë që të mos më mungojë skena”.

 

Ajo gjithashtu ka rrëfyer edhe rrugëtimin si u bë pjesë e muzikës.

 

“Unë kam qenë një uragan i vogël dhe isha fëmijë i vetëm. Shumë vonë jam bërë me motër dhe vëlla. Mami nuk dinte ku të më çonte dhe më çoj për balet te Pallati i Pionerëve. Një ditë vjen Adrian Hila me bashkëshorten dhe na zgjodhi kush kishte veshë muzikor. Dolëm në festival dhe që nga ai moment nuk u shkëputa kurrë nga skena e festivaleve”.

 

Gresa ka folur edhe për emisionin “Poleposition”, ku fitoi çmimin e parë, duke lënë pas edhe Ledion Liçon në atë kohë.

 

“Në atë kohë ishte një emision mëngjeis dhe mua më vjen një telefonat nga Kozeta Bakiu që më tha do vish te audicionet. Më mbeti një dashuri për të tre zhanret, baleti, aktrimi dhe muzika.

 

Më dha një shtysë shumë të madhe. Edhe sot kur e kujtoj emocionohem dhe them si artista ta fitoj. Kam qenë me Ledion Liçon në finale, kanë qenë edhe shumë emra si Ronela Hajati, Niada Saliasi, shumë emra.

 

Emocionohem kur e shoh sepse nuk e besoj që e fitova unë, pasi asnjëherë nuk jemi mësuar që gjërat të jepen me meritë. Unë nuk kam marr asnjëherë atë që kam merituar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...