“Do ta shohim këtë pas emisionit…”, mbetet pa fjalë Rama kur zonja i tregoi sa e ka pensionin

Kryeministri Rama i ftuar sot në “Opinion”, u ngrit në këmbë duke diskutuar me të pranishmit në studio teksa Blendi Fevziu shpjegonte shifrat e inceneratorëve.

 

Rama tha se nuk mund të vijonte bisedën ndërkohë që drejtuesi i emisionit tha se në inceneratorin e Tiranës nuk ishin kryer investimet e planifikuara.

 

Rama nga inati u ngrit dhe po bisedonte me të ftuarit, kryesisht me pensionistët dhe po i pyeste nëse e kishin marrë atë 30 mijë lekshin e famshëm.

 

Ndërkohë që ndodhte kjo, Rama filloi të fliste me një pensioniste në panel. Gjatë diskutimit të Ramës me të, Fevziu nxorri nga xhepi 70 mijë lekëtë vjetra aq sa ishte pensioni i një gruaje duke thënë se ajo nuk mund të mbulonte asnjë shpenzim me ato para.

 

“Kaq para merr zonja z.Rama”, tha Fevziu duke ndjekur Ramën në studio me paratë në duar. Më pas, Rama e thirri pensionisten në studio duke e pyetur nëse e kishte marrë apo jo bonusin e rezistencës prej 3 mijë lekë, gjë që u konfirmua nga ajo.

 

Më pas Fevziu e thërret sërish pensionistin, e cila i tha se rreth 60 mijë lekë në muaj blen ilacet e diabetit. Rama këmbënguli duke i thënë se ato janë me rimbursim. Gruaja ia mohoi këtë gjë. Më pas kryeministri i tha se do ta shohë pas emisionit si rast.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...