S’do e besoni dot…/ Kjo do të jetë presidentja e parë femër në historinë e Shqipërisë?

Presidentit aktual të Shqipërisë, Iliri Metës, i mbaron mandati në korrik të këtij viti dhe s’do të ketë më një mandat tjetër.

 

Ai do t’i rikthehet LSI-së, partisë që themeloi disa vite më parë dhe humbi ndjeshëm terren me largimin e tij drejt presidencës.Që tani kanë filluar të lakohen disa emra për të pasuar Metën si President i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që zërat thonë se presidentja e ardhshme do jetë femër, që i i bie të jetë e para e tillë në këtë post.

 

Orët e fundit po lakohet shumë emri i ish-deputetes së PD dhe ish-ministres së Integrimit në qeverinë e Berishës, Majlina Bregu, e cila gëzon mëbshtetje në të dy krahët si nga mazhoranca dhe nga opozita.

 

Mazhoranca qeverisëse e Edi Ramës pavarësisht votave të mjaftueshme në parlament do i ofrojë opozitës që po kalon momentet e saj më të errëta postin e presidentit.Opozita e Sali Berishës nuk do të thirret në bisedime ndërsa pjesës tjetër të saj nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt do ti kërkohen disa kandidatura ku një ndërmjet tyre duhet të jetë patjetër zonja Bregu.

 

Majlinda Bregu është e vetmja politikane e djathtë shqiptare me njohje dhe lidhje të hershme në Bruksel e ëashington e cila vazhdon karrierën e saj tashmë si diplomate në institucionet rajonale ty Bashkimit Evropian.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...