Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë paralajmërojnë sinoptikanët për orët në vijim

Ashtu siç paralajmëroi edhe Meteoalb të hënën, vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu si edhe rrufe gjatë ditës së nesërme.

Reshjet pritet të nisin gjatë orëve të para të ditës në veri-perëndim, ndërsa me kalimin e orëve do të shtrihen thuajse në të gjithë territorin.

Për t’u theksuar vlen fakti se gjatë ditës së nesërme, reshjet do të shoqërohet edhe me rrufe kryesisht në pjesën e Ultësirës Perëndimore.

Sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që gjatë kësaj pjese të javës të jemi me temperatura relativisht të ulëta.

Minimumi në zonat malore do të regjistrojnë vlerën edhe -1 Gradë Celsius ndërsa maksimumet deri në 16 Gradë Celsius.

Pas ditës së enjte kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që të shkojnë deri në 20 Gradë Celsius.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img