“A ka mundësi të mos bëni më shaka?!” Tallja e Berishës kur e pyesin për Bashën President

“Tani a ka mundësi të mos bëni shaka?! Ai e përgënjeshtroi këtë gjë, të mos merremi me gjëra të tilla.” Kështu u përgjigj pasditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, kur u pyet nga gazetarët nëse do ta votonte emrin e Lulzim Bashës për President.

 

 

Pas një mbledhje me Komisionin e Rithemelimit, Berisha foli dhe për qëndrimin e kreut të Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj, i cili thotë se ish-kryeministri është i përjashtuar që prej 9 shtatorit. Sipas Berishës, ky është një qëndrim personal i kryetarit.

 

“Komisioni i Rithemelimit, i votuar nga 4900 anëtarë është plotësisht legjitim. Edhe Grupi Parlamentar. Kryesia është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Nuk kemi Kryesi. Dy janë forumet; Komisioni i Rithemelimit është udhëheqës kolektiv, pastaj vjen Grupi Parlamentar.

 

Qëndrim personal, i pavlerë. Ne pranojmë diversitetin e mendimit. Ai është një vendim personal, vazhdim i qëndrimeve të Bashës. Për qëndrime personale nuk ka penalitete.

 

Tani a ka mundësi të mos bëni shaka?! Ai e përgënjeshtroi këtë gjë, të mos merremi me gjëra të tilla.

 

Vendimi i 9 shtatorit u varros në mënyrën më demokratike më datën 11 Dhjetor. Nuk jam përjashtuar unë nga Grupi Parlamentar. Ato janë kombinacione të Edi Ramës, në mënyrë antiligjiore. Unë kam qenë dhe do jem pjesë e Grupit Parlamentar”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...