“A ka mundësi të mos bëni më shaka?!” Tallja e Berishës kur e pyesin për Bashën President

“Tani a ka mundësi të mos bëni shaka?! Ai e përgënjeshtroi këtë gjë, të mos merremi me gjëra të tilla.” Kështu u përgjigj pasditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, kur u pyet nga gazetarët nëse do ta votonte emrin e Lulzim Bashës për President.

 

 

Pas një mbledhje me Komisionin e Rithemelimit, Berisha foli dhe për qëndrimin e kreut të Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj, i cili thotë se ish-kryeministri është i përjashtuar që prej 9 shtatorit. Sipas Berishës, ky është një qëndrim personal i kryetarit.

 

“Komisioni i Rithemelimit, i votuar nga 4900 anëtarë është plotësisht legjitim. Edhe Grupi Parlamentar. Kryesia është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Nuk kemi Kryesi. Dy janë forumet; Komisioni i Rithemelimit është udhëheqës kolektiv, pastaj vjen Grupi Parlamentar.

 

Qëndrim personal, i pavlerë. Ne pranojmë diversitetin e mendimit. Ai është një vendim personal, vazhdim i qëndrimeve të Bashës. Për qëndrime personale nuk ka penalitete.

 

Tani a ka mundësi të mos bëni shaka?! Ai e përgënjeshtroi këtë gjë, të mos merremi me gjëra të tilla.

 

Vendimi i 9 shtatorit u varros në mënyrën më demokratike më datën 11 Dhjetor. Nuk jam përjashtuar unë nga Grupi Parlamentar. Ato janë kombinacione të Edi Ramës, në mënyrë antiligjiore. Unë kam qenë dhe do jem pjesë e Grupit Parlamentar”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.

“Gruaja më kapi mat mesazhet me një femër tjetër”, rrëfehet Andi Shkoza

Kengëtari i mirënjohur Andi shkoza, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për moderatoren Ester Bylyku në emisionin 'Glamour Zone', ku ndër të tjera,...

Moderatori i njohur: Luizi e “ha” Butrintin për mëngjes, ai është zero me xhufkë

Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e Butrintit në reality-show do t'i prishte lojën.   Megjithatë, sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj në termat...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Gruaja më kapi mat mesazhet me një femër tjetër”, rrëfehet Andi Shkoza

Kengëtari i mirënjohur Andi shkoza, së fundmi ka dhënë...

Moderatori i njohur: Luizi e “ha” Butrintin për mëngjes, ai është zero me xhufkë

Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e...

‘E çoi te burimi dhe… a u dha më në fund puthja e shumëpritur?

Vëllai i Madh i ka dënuar banorët ditën e...