A do bëhet Basha të bëhet president? Rama jep përgjigjen dhe është e pamundur të mos qeshësh

Presidentit aktual të Shqipërisë, Iliri Metës, i mbaron mandati në korrik të këtij viti dhe s’do të ketë më një mandat tjetër.

 

Ai do t’i rikthehet LSI-së, partisë që themeloi disa vite më parë dhe humbi ndjeshëm terren me largimin e tij drejt presidencës.Që tani kanë filluar të lakohen disa emra për të pasuar

Metën si President i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që zërat thonë se presidentja e ardhshme do jetë femër, që i i bie të jetë e para e tillë në këtë post.

 

Ndërkohë një tjetër emer, por këtë herë mashkull, që është përmendur ditët e fundit për postin e Presidentit është edhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha.Portalet pranë Berishës thonë se kjo është marrëveshja mes Ramës dhe Bashës, madje ky i fundit ka filluar të cakojë detyrat e njerëzve që do marrë me vete në presidencë.

 

I pyetur pak më parë në lidhje me këtë gjë, kryeministri Edi Rama dha një përgjgije nga ato që ka qejf ai, që janë batuta që bëjnë xhiron e gjithë medieve dhe rrjeteve sociale.

 

“Lulzim Basha mund të bëhet president i republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin “Osacar””, iu përgjigjes pyetjes së gazetarëve kryeministri Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...