NJIHUNI ME VULLNETARËT E KAFSHËVE NË SHKODËR

“Animals Need Me” është një grup vullnetarësh në mbrojtje të të drejtave të qenve dhe maceve pa pronar në qytetin e Shkodrës.

Njihuni me vullnetarët, Izabela

Dashuria për kafshët ka lindur bashkë me të.

 

Rrugës është kultuvuar dhe rafinuar akoma më shumë, duke e bërë atë nji nga vullnetaret më afatgjata që ka patur Animals Need Me.

 

Qysh prej 2014 që na u bashkua, nuk ka diçka që Izabela të mos e ketë bërë për ta çuar përpara këtë kauzë. Ajo ka shpëtuar me qindra, strehuar, mjekuar, adoptuar, udhëtuar për t’i çuar drejt familjeve të reja.

 

Përveç kësaj, ka drejtuar dhjetëra projekte sterilizimi masiv, ka bërë fushata edukuese në shkolla, rrugë dhe televizione.

 

Izabela është një njeri plot kurajo, motivim dhe energji.
Shumë shpejt do bëhet mami për herë të parë, e megjithatë vazhdon të sakrifikojë çdo ditë për kafshët e rrugës në nevojë.

 

Të gjitha këto e bëjnë të pazëvendësueshme dhe na rrisin respektin për punën e madhe gjithë këto vite.

 

Sikur të kishte më shumë njerëz si ajo❣️
We love you Bela!❤, shkruan në facebook /animalsneedme/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME