“Kam marrë titull si më e mira në Europë” Antonela, tregon si i bën ajo paratë…

Ish-konkurentja e “Përputhen” Antona Berisha ka folur për eksperiencën e saj dhe në spektaklin ‘Big Brother VIP’ si dhe natën kur doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

 

 

Antonela Berisha: Atë natë kur kam dalë, kam hipur në makinë me motrën më merreshin mendtë dhe se dija kush isha. Mamin e kishte zënë gjumi. Më tha pse je bërë kaq e qetë se jam tip që marr zjarr direkt. Më shumë doja të vija në provë durimin tim dhe besoj se ia kam arritur më së miri. Oferta e Big Brother më ka ardhur vetëm pak ditë para se të hyja. Oferta zyrtare erdhi 1 javë para se të hyja. Kisha parë Primet, por nuk i kisha studiuar personazhet.

 

 

Ndërsa për konfliktin e saj me Monika Lubonjën, të cilës i bërtiti se ia kishte shkelur këpucët duke i thënë “Kujdes, bëjnë 800 euro ato këpucë”, Antonela tha se është maniake për veshjet.

 

Antonela Berisha: Unë kam jetuar edhe para Për’puthen, kam punuar që para se të bëhesha 18 vjeçe, kam punuar kameriere, pastruese, e kam fituar lekun vetë. Të gjithë punonim, qeraja nuk është aq e madhe për 5 vetë. Rroga e parë zyrtare ka qenë kur isha stazhiste, 517 euro fiks.

 

Punoja 6 ditë në darkë nga mëngjesi deri kur mbyllej, sapo kisha mbaruar shkollën. Puna më e mirë e paguar ishte kur në një markë franceze më ofruan punë dhe përveç rrogës, kisha dhe përqindje. Mora dhe titull si shitësja më e mirë në Europë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...