Gazetarja e njohur tregon në çfarë është i përfshirë vëllai i Alqi Bllakos, shtanget Blendi Fevziu

Gazetarja Aleksandra Bogdani deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se vëllai i Alqi Bllakos ka tentuar të bënte një biznes në Zimbabve.

 

 

 

Gjatë fjalës së saj, Bogdani ka treguar se në hetimin që ajo ka bërë, ka rezultuar se vëllai i ish-deputetit socialist ka bërë një ofertë në Zimbabve prej 15 milionë eurosh për të fituar tender.

 

Aleksandra Bogdani: Në vitin 2020, mua më ka rastisur vetë kur po ndiqja historinë e njerëzve që fshihen pas inceneratorëve që vëllai i Z.Bllako tentoi të bënte biznes në Zimbabve. Një histori shumë e çuditshme. Një kompani e vogël farmaceutike, e cila u ble nga vëllai i Z. Bllako në atë kohë bëri një ofertë në Zimbabe prej 15 milionë eurosh për të fituar tender.

 

Blendi Fevziu: Oferta për të cilën u arrestua Ministri i Shëndetësisë atëherë

 

Aleksandra Bogdani: Në fakt kompania nuk u përzgjodh sepse nuk e kaloi kontrollin që bënë autoritetet atje për arsye të ndryshme dhe pastaj u përdor një skemë tjetër…

 

 

 

Blendi Fevziu: Unë nuk e kisha dëgjuar këtë që vëllai i Z. Bllako është përfshirë në një tender në Zimbabve.

 

Aleksandra Bogdani: Po. Ka shkuar në Zimbabve dhe ka bërë një ofertë për të fituar një tender në farmaceutike.

 

Blendi Fevziu: Po atje ku shkuan këta të inceneratorëve për të bërë një ofertë tjetër…

 

Aleksandra Bogdani: Me të njëjtin përfaqësues që ishte personi atje i lidhur me politikën në Zimbabve, kështu që rrënjët e Bllakos kanë qenë goxha të lidhura.

 

 

Blendi Fevziu: Është e vërtetuar kjo e vëllait të Bllakos?

 

Aleksandra Bogdani: Unë kam bërë shkrim për këtë.

 

Blendi Fevziu: E keni hetuar domethënë?

 

Aleksandra Bogdani: Po.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...