Bën edhe pazar madje…/ Habit me gjestin që bën Ledri, ja çfarë i kërkon ai fanses “live” në koncert

Ashtu sikurse shumë personazhe të tjerë dhe Ledri Vula është angazhuar me koncerte jo vetëm brenda trojeve shqiptare por dhe në diasporw, sidomos ne Zvicer dhe Gjermani.

 

 

Reperi ka Kosova është bërë së fundmi viral pas një situate që ndodhi në një nga koncertet e tij. Teksa po këndonte, reperi ndalet në një moment dhe bisedon me një fanse për syzet e saj.

 

“A po mi shet?”, e pyet Ledri duke bërë humor nëse janë origjinale apo të blera në Turqi. Në fund, ai ia kthen syzet fanset me pretekstin se asaj i rrinë më mirë.

 

Ky moment ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe nuk është hera e parë që Ledri bën skena të tilla në koncerte me fansat e tij, duke treguar që është shumë i afërt me ta.

 

Ledri është një nga këngëtarët më të dashur në gjithë trojet shqiptare dhe sigurisht që koncertet e tij janë të shumta, kudo ku ka shqiptarë.

 

Kujtojmë se Ledri është baba i një vajzë të vogël 1 vjec e pak, Poem Blu, që është po aq e famshme sa i ati dhe sigurisht e ëma, Sara Hoxha.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img