Zbardhet historia e rënde e 16-vjeçarit që u zhduk 7 vite më parë me 10 milionë lekë bizhuteri, dhe makinën e të vëllait, ja çfarë ka deklaruar e ëma

Mësohen detaje të reja nga hetimet e policisë për eshtrat që u gjetën gjatë ditës së djeshme në zonën e Kurbinit, në fshatin Fushë Kuqe.

 

Hetuesit kanë dyshime se eshtrat e gjetura janë të një 16 vjecari, i cili ishte zhdukur nga zona e Mamurrasit, që në vitin 2015.

 

Bëhet fjalë për të riun Mariglen Gjonaj, i cili rezulton i zhdukur prej 7 vitesh, dhe dyshohet se është vrarë me qëllim grabitjen.

 

Grupi hetimor është duke marrë analizat e ADN-së së familjarëve të tij, edhe pse rasti është i vështirë, për shkak se nga zona e Kurbinit, rezultojnë disa persona të zhdukur.

 

Gjona u raportua i zhdukur nga familjarët e tij, pasi ishte larguar nga banesa, me destinacion shkollën, ku e priste një aktivitet. I riu ka qenë në klasën e 10, dhe sipas familjarëve në ditën që është zhdukur ai ka pasur me vete bizhuteri me vlerë 10 milionë lekë të vjetra, përfshirë një orë të markës ROLEX.

 

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj apelonte asokohe për ndihmën e shtetit në gjetjen e tij.

 

“Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij. Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer.

 

Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, u shpreh asokohe nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.

 

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrejtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”, deklaronte e ëma para 7 viteve.

 

Ka dyshime të forta se eshtrat i përkasin Mariglenit, e megjithatë hetimet janë shtrirë edhe te persona të tjerë të zhdukur.

 

Për këtë shkak, janë duke u marra të dhënat e ADN-së të dhjetra familjarëve, me qëllim verifikimin e mbetjeve kockore, se kujt i përkasin ato.

 

Eshtrat u zbuluan ditën e djeshme, në një zonë kodrinore, ndërkohë që dyshohet se trupi mund të jetë varrosur aty afro 10 vite më parë.

 

Kockat u gjetën mesditën e djeshme nga banorët e zonës, dhe u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...