Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD, duket se një kandidate e mundshme për këtë post do jetë edhe Rudina Hajdari, e bija e themeluesit të ndjerë të Partisë Demokratike Azem Hajdari.
Rikujtojmë se kjo e fundit në zgjedhjet e 25 Prillit kandidoi në Elbasan nën siglën e Nismës Thurje.
Në një intervistë për mediat, ajo ka thënë se është rikthyer për të zgjidhur krizën në PD.
A synon Hajdari të kryesojë Partinë Demokratike?
Rudina Hajdari: Kam ardhur për zgjidhjen e krizës, por në momentin që do hidhet ky hap do të jemi këtu e do ta diskutojmë sërish.
- Publicitet -