Rama kërkon ndërprerjen e mandateve të kryetarëve të degëve të PS-së

Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama do të kërkojë në kongresin e PS-së ndërprerjen e mandateve të kryetarëve të degëve të PS-së.

 

Ndërkohë që deri në fund të prillit do të zgjidhen kryetarët e rinj.

 

Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022

 

Ora News siguron dokumentet që do të paraqiten në Kongres që do të mbahet më 9 prill.

 

Një vendim i tillë do të merret me arsyetimin “Për të përmirësuar dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor;

 

Për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie, sipas kërkesave të parashikuara në nenet 26 dhe 27 të Statutit që miratoi ky Kongres;

 

Për të përmbyllur gjithë procesin zgjedhor në strukturat vendore të partisë dhe për të përsosur veprimin organizativ, politik dhe elektoral të tyre;

 

Pr/vendimi

 

V E N D O S I:

Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

 

Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

 

Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;

 

Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;

 

Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;

 

Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...