Mes lotësh e dilemash, vëllai merr vendimin për të bërë …

Për takimin pas 8 viteve i Shegushes me vëllanë e saj, Hermondin u bënë shkak dyshimet e forta të saj për lidhjen biologjike mes tyre.

 

Më herët, në “Ka Një Mesazh Për Ty” ajo i kërkoi kryerjen e testit të ADN-së për të mundur të largojë nga vetja brengën që mbart prej vitesh, por hasi në kundërshtimin e Hermondit.

 

Gjatë bisedës me moderatorin e “E diela shqiptare” në Tv Klan, Hermondi nis të vendosë veten në vendin e Shegushes, por a do jetë mjaftueshëm sa ai të pranojë kërkesën e Shegushes?

 

Ardit Gjebrea: Mendo një gjë, në momentin që analiza del që ti je vëllai dhe ata janë prindërit, unë jam i bindur që do të ketë një riafrim, marrje të marrëdhënieve, do ketë një pendesë. Kur bëhet fjala për jetën, për familje, është nuk është i yti, e ka, s’e ka, vëllai, motra, nëna etj, është një traumë shumë e madhe, më beso për këtë gjë, prandaj janë shkaktuar edhe këto marrëdhënie, prandaj kanë ardhur edhe këto dhimbje, këto reagime, kjo gjë me të cilën njeriu jeton çdo ditë, e vuan, e bën të sillet kështu dhe ajo thotë “stop, ose do sillem kështu ose ashtu”. Ti nuk e fal sepse thua babai, nëna e kanë rritur, ka ato të vetat, por mendo pak edhe çfarë i ndodh asaj, pak, sado, pak, më kupton?

 

Hermond: Me ty jam, ndoshta nuk i di të gjitha hallet.

 

Ardit Gjebrea: Prandaj po them.

 

Pas një heshtjeje të gjatë, Hermondi e thyen me dilemat e tij.

 

Hermond: Të shkon mendja gjithandej, Ardit.

 

Ardit Gjebrea: E di.

 

Sërish, sekondat përfshihen nga heshtja e Hermondit, me pyetjet që i ziejnë në kokë, teksa buzët e tij shqiptojnë vetëm një fjalë: Dakord./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...