“Më ofruan të bëhesha …/ Shqipe Hysenaj rrëfen prapaskenat e “Përputhen”

Mevlani, një tjetër konkurrent i “Përputhen”në këngën e tij si protagoniste kryesore në klip kishte zgjedhur Shqipe Hysenaj.

 

 

Kjo e fundit ka deklaruar se ai i ka thënë që pagesën do ja japë pas përfundimit të xhirimeve, por nuk ka marrë asnjë kacidhe.

 

Së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora dhe moderatorja e programit, Roza Lati e ka pyetur nëse është e vërtetë e gjitha kjo, që Mevlani nuk e ka paguar.

 

“Aman lëre se ajo pagesa është bërë ushqim për qentë, nejse ajo është histori e mbyllur që nuk dua fare ta komentoj se do dalë sërish nëpër portale. Sigurisht që nuk më ka paguar”.

 

 

“Përputhen ka nxjerrë imazhe të forta Instagrami, përveçse këngëtare”, e ka pyetur moderatorja.

 

“Edhe unë do të dilja këngëtare,kur dola nga program më është ofruar të bëja një këngë por kur pashë që stonoja thashë jo”, ka rrëfyer ndër të tjera Shqipja.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img