Ngjela i komentoi në foto, Rovena Ibrahimi: S’është hera e parë, më mërziti…

Pak kohë më parë, një koment i bërë nga avokati Spartak Ngjela në një prej fotove të këngëtares Rovena Ibrahimi, bëri xhiron e rrjetit.

“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”- shkruante Ngjela ndër të tjera.

Deri më tani nuk kishte ardhur asnjë reagim nga Rovena. Ajo ka folur për herë të parë duke thënë se nuk është komplimenti i parë që merr nga avokati, pasi e ka bërë dhe herë të tjera.

“Nuk e prisja kurrë që do isha në qendër të mediave rozë, dhe kjo është pyetje shumë e bukur. Në fillimet e mia pasi dhashë një intervistë u keqkuptova, edhe prandaj kam qëndruar larg medias.

Ngjela është njeri i nderuar dhe unë e falenderoj dhe publikisht. Nuk është hera e parë që e bën”, tha ajo në “Expuls” duke rrëfyer dhe një episod aspak të këndshëm ku një titull e kishte mërzitur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...