“Jam princeshë, lashë Zvicrën për ty”, vajzat e Përputhen kapen për Mevlanin

Puntata e djeshme e “Për’puthen Prime”, ka nisur me shumë debate mes konkurrentëve duke vendosur Mevlanin në qendër të vëmendjes.

Mevlani dhe Filloreta kanë pasur përballjen e tyre të parë në program, pasi kjo e fundit nuk u ndje mirë që konkurrenti kërceu me Efin në ditën kur u transmetua takimi i tyre.

Kujtojmë se Filloreta u bë pjesë e programit vetëm për Mevlanin. Madje, ajo e bëri të ditur që në ditën e parë që kishte ardhur nga Zvicra vetëm për të dhe dëshironte të ishte më e afërt.

Në këtë përballje Filloreta i kërkon të falur Mevlani, pasi nuk ka dashur t’i bëj presion apo ta vendosi në pozitë, por sipas saj veprimet e tij e kanë bërë atë të ndihet e pavlerësuar.Në një pikë të bisedës Efi përfshihet në përballjen e tyre dhe kjo çon në një debat mes saj dhe Filloretës. Filloreta: Së pari duhet të rrish drejt kur të flasësh me mua.Mevlani: Ou, duhet të na mësosh edhe si të rrimë tani?!

Filloreta: Unë jam një princeshë, duhet të më vlerësosh! Koha ime është shumë e çmuar, unë nuk kam nevojë për sponsora, kam jetën time në Zvicër. Unë të kërkoj falje për atë situatë, po të lë kohën e duhur.Mevlani: Duhet që të dy ne të kemi kohën e duhur.

Mua më duhet kohë që të të njoh. Filloreta: Ti je mësuar me femra të tjera. Unë kam ardhur nga Zvicra, i kam lënë sendet e mia për ty. Edhe ti nuk je duke i vlerësuar.Ndërhyn Efi: Edhe çfarë? Filloreta: Mos më ndërpre. Unë jam në përballje. Efi: Mos ma ngri zërin. Zërin mos ma ngri. Filloreta: Nuk mundesh dot të më ndalosh zërin. Këtu është për përballje jo për ty. Ti jë ‘X’ këtu.

Efi: ‘X’-in futja vetes ti, mua jo. Mua mos më bërtit më. Vazhdo fol përballë dhe mos ta dëgjoj më zërin të ma ngresh mua. Mevlani: Duke ofenduar të tjerët…Filloreta: Ti je në përballje me mua lëri të tjerët. Mevlani: Ti mund të vazhdosh (Çohet nga karrigia për t’u ulur në vendin e tij me konkurrentët tjerë). Filloreta: Ke një princeshë përballë, nuk ke femra pa lidhje. Efi: Mos ulë femrat e tjera ti duke ngritur veten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...