Fotot e rreme që qarkullojnë në rrjet/ Armina Mevlani: Më bezdis q…

Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me Mua”, moderuar nga Rovena Dilo në Fax News, ku ka folur mbi karrierën dhe planet e saj të shumta për të ardhmen.

Mes të tjerave, ajo ka folur edhe mbi një foto e cila ka qarkulluar nëpër portale të ndryshme, me pretendimin se Armina, e cila është edhe partnerja e Shkëlzen Berishës, po bënte pushime në Dubai ndërkohë që shqiptarët përballeshin me situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve.

“Duan të shesin lajmin, por të nxjerrin foton e dikujt tjetër në një pozicion jo të hijshëm dhe të thuhet se është Armina, më duke shumë e patolerueshme. Një foto e tillë u bë virale në rrjet.

Nuk më bezdis kjo gjë, por më bezdis qëllimi i keq, sepse përdoret me idenë se ndërkohë që njerëzit protestojnë për çmimet, unë po bëja pushime.

Ndërkohë që unë nuk kam shkuar as në javë mode pikërisht sepse ishte situata e tillë. Jo vetëm për shkak të pakënaqësisë dhe situatës së protestave por edhe luftës, sepse ka pasiguri”– u shpreh blogerja sa i përket fotove të rreme që qarkullojnë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img