Artistët shqiptarë më të ndjekur në TikTok dhe paratë që fitojnë në ditë

TikTok është një nga mediat sociale më të përdorura nga njerëzit, madje në 2021 rrëzoi nga froni Google, pas shumë vitesh të mbizotërimit të kompanisë amerikane.

 

Një nga arsyet kryesore të rritjes së popullaritetit të aplikacionit të videove është pandemia e Covid-19 dhe nevojës së njerëzve për argëtim gjatë ditëve të karantinës.

 

TikTok u lançua ndërkombëtarisht në vitin 2018, pasi u bashkua me një tjetër shërbim kinez të mediave sociale, Musical.ly, një aplikacion që u mundësonte përdoruesve të shpërndanin video të tyre duke sinkronizuar këngët. Përveç njerëzve të thjesht, një pjesë e të cilëve janë kthyer në të famshëm dhe miliarderë përmeë TikTok, pjesë e tij janë bërë edhe personazhet e famshme.

 

TikTok është shndërruar në një burim shumë të mirë të ardhurash. Personazhe të ndryshme të shoëbziit shqiptar prej kohësh janë shumë aktivë në këtë rrjet ku përveç reklamave të ndryshme, mund të përfitojnë edhe thjesht përmes postimit të videove apo realizimit të Live-eve

 

Modalitetet e monetizimit të atyre që në TikTok njihen si “gifts” pra në shqip, përkthehet në shuma të mëdha parash.

 

Vlera e dhuratave në këtë rrjet social, varion nga 0 e deri në 500 dollarë, teksa dhurata më e shtrenjtë është “TikTok Universe”. Cilado të jetë shuma që artistët marrin, 50 për qind të saj e fiton vet rrjeti social në fjalë.

 

Këngëtarët shqiptarë nga videot Live, që (mund) realizojnë çdo natë, përfitojnë mesatarisht një mijë euro në ditë, pa llogaritur përqindjen që merr TikTok-u. Bazuar në këtë llogari, rezulton se fitojnë qindra euro në ditë vetëm nga videot Live.

 

Kush janë disa nga artistët që kanë shikueshmëri më të madhe në TikTok?

 

Noizy- Ka mbi 490 mijë ndjekës dhe mbi katër milionë pëlqime në postimet tij, të cilat gjithashtu kanë edhe qindra mijëra shikime secila veç e veç. Ai është aktiv edhe në videot Live në këtë rrjet social, në të cilat merr shumë gifts/dhurata nga fansat.

 

Dafina Zeqiri – Ka 164 mijë ndjekës dhe mbi një milion pëlqime.

 

Melinda Ademi -Ka mbi 618 mijë ndjekës dhe mbi katër milionë pëlqime në bazë të asaj që sjell për fansat.

 

Don Xhoni -Ka mbi 100 mijë ndjekës dhe mbi dy milionë pëlqime. Është shumë aktiv me Live-t që krijon, duke iu ofruar që të kyçen bashkë me të në bashkëbisedim.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img