A u vonohet rroga deputetëve? Dashamir Shehi jep përgjigjen dhe …

Deputeti Dash Shehi në një intervistë ka folur ndryshe nga sa jemi mësuar.

I ftuar në “Why Not” ai ka folur për punën si deputet, teksa tha se këtë profesion e bën me dëshirë të madhe dhe se nuk është lodhur dhe pse ka 32 vite në politikë.

I pyetur nga moderatorja nëse ua vonojnë rrogën deputetëve, Shehi me nota humori tha se disa nuk e kuptojnë nëse vonohet apo jo, pasi nuk kanë nevojë.

“Shumica prej tyre, as që e presin ditën e rrogës dhe nuk e kanë problem diçka të tillë. Ndodh që të futet rroga me datën 7 dhe ata e marrin me 17, pasi nuk kanë nevojë”, ka thënë ai.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img