A do të ulet me Berishën? Basha: Unë flas për bashkim, ai për …

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka hedhur akuza nga Shkodra në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët pas takimit me demokratët Shkodranë, se a do të ulet me Sali Berishën për bashkimin e PD, Basha tha se ai refuzon propagandën dhe makinacionet e vjetra politike.

Basha tha se ai flet për bashkim, ndryshe nga Berisha që flet për përçarje.

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: A jeni gatshëm për tu ulur me zotin Berisha ?

Basha: Vendimi i gjykatës i paligjshëm dhe kjo do të faktohet. Unë nuk kam refuzuar asgjë që i shërben demokrateve, refuzoj propagandën dhe makinacionet e vjetra politike që i shërbejnë një personi. Mund të kem bërë gabime gjatë drejtimit të PD por nuk kam bërë faj në asnjë moment.

Pyetje: Bunkerizimi i PD?

Basha: Edhe ky është një mashtrim i makinacionit që po përdoret. Sa hapa keni parë ju nga pala që solli përçarje? Ato ishin masa mbrojtëse ndaj konfliktit të krijuara nga një njeri për interesa personale. PD mori masa që asnjë demokrat të mos dëmtohej. Lulzim Basha mori përgjegjësinë e tij, kur do e marrë përgjegjësinë Sali Berisha për të çliruar Partine Demokratike. Unë flas për bashkim ai flet për përçarje. Sot është pushtim i selisë por jo pushtim i zemrave të demokrateve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...