VIDEO: Borës i shpëton goja, thotë emrin e Beatrix në emision live dhe njerëzit e komentojnë pafund

Bora Zemani e ka mendjen te Beatrix Ramosaj, edhe tani që Big Brother VIP ka përfunduar dhe këngëtarja nuk është më e lidhur me ish-të dashurin e saj, Donald Veshaj.

Duket qartë se moderatorja bukuroshe dhe Beatrix Ramosaj vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe shkak është marëdhënia që të dyja kanë pasur me aktorin nga Vlora.

Sikur mos të mjaftonin gjithë detajet e tjera që i kanë vënë përballë njëra-tjetrës, Bora e ka përmendur Beatrix në emisionin “Përputhen” gjatë një momenti pikant, që duket edhe në videon që po shpërndahet kudo.

E gjitha ka qenë një lapsus, por që nuk u ka shpëtuar ndjekësve. Në një moment të caktuar, Bora thotë: “Në komentet që pamë në puntatën e djeshme, kemi ende për të parë nga takimi i Rrushes dhe Trixë…, Kristos”.

Moderatorja ka ngatërruar emrin e Kristos dhe Trixës dhe momenti tashmë po bën xhiron e rrjetit. Njerëzit komentojnë se Bora ende e ka mendjen te Beatrix, ndoshta për shkak xhelozie.

Në fakt, nuk shohim ndonjë arsye pse këto dy goca të kenë arsye për të qenë xheloze për njëra-tjetrën. Bora ka një jetë dhe karrierë të shkëlqyer, ashtu si edhe Trixa, e cila duket e lumtur në punën e saj me këngë të reja.

https://streamable.com/9uu33h

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...