Shkodra bashkon demokratët, deputetët e PD-së shtrëngojnë duart me Berishën

Bashkimi i demokratëve ka nisur nga Shkodra në përkujtimin. I bëri bashkë përkujtimi i 31-vjetorit të masakrës së fundit të komunizmit dhe nderimi i sakrificës së demokratëve.

Deputetët e PD Shkodër pas muajsh të tërë të përçarë, e ku një pjesë e tyre nuk u panë as në fushatë, e një pjesë tjetër ishin në krah të kandidatit të PD-së Xhemal Bushati, sot u shfaqen në ceremoninë përkujtimore të 2 prillit.

Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Zef Hila, Greta Bardeli dhe Ramadan Lika u panë të shtrëngonin duart fillimisht me kryetarin e ri të bashkisë Bardh Spahia të koalicionit Shtëpia e Lirisë, e më pas edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kjo është shfaqja e parë e tyre krah Sali Berishës.

Më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Gjatë në proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Shkodra humbi katër bijtë e saj, idealistë e plot shpresë për Shqipërine ku po pritej të vinte demokracia. Tragjedia e tyre nuk u zbardh kurrë.

Dëshmorët e 2 prillit

-Arben Broci

-Bujar Bishanaku

-Nazmi Kryeziu

-Besnik Ceka

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...