Natyra i do shqiptarët, rreshjet e dendura sjellin këtë të mirë për vendin tonë…

Muajt e fundit kemi dëgjuar shpesj fjalën krizë në energji dhe qe qeveria gjithmonë ankohej për mungesë reshjesh, gjë që ka ndikuar që Liqeni i Fierzës të kapte nivelet më minimale.

Por, reshjet e shiut që kanë nisur në gjithë vendin prej 3-4ditësh, kanë bërë që situata hidrike në vend të normalizohet. Liqeni i Fierzës i ka ndjerë më tepër reshjet, pasi niveli i ujit në basen është rritur me 4 metra.

Kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar. 6 ditë më parë niveli i ujit në Fierzë ishte 259.53 m dhe prurjet ishin 100 metër kub në sekondë.Ky ishte niveli më u ulët historik në 20 vitet e fundit për liqenin e Fierzës.

Për shkak të shirave që kanë përfshirë veriun dhe gjithë pjesën tjetër të vendit, prurjet e lumenjve në liqen janë rritur duke shkuar në 800 metër kub në sekond.

Heci i Fierzës nuk prodhon energji aktualisht me qëllim ruajtjen e rezervave ujore. Ndërkohë që shfirat priten të vazhdojnë akoma dhe ditët në vijim duke bërë që Liqeni i Fierzës të rikthehet në nivelet optimale.

Ndërkohë përvec reshjeve, një pjesë e mirë e vendit është përfshirë ditët e fundit nga erëra të forta që kanë shkaktuar jo pak dëme materiale në disa qytete dhe e kanë bërë të vështirë ankorimin e trageteve në Durrës dhe Vlorë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...