“Krushqit donin këngën e Berishës, dasmorët nuk donin dhe u prish dasma”, Irma Libohoba tregon ndodhinë

Irma Libohava ka bërë një rrëfim shumë të veçantë në lidhje me karrierën e saj si këngëtare

dhe ka folur për momentet që nuk do t’i harrojë kurrë dhe ndodhitë më të veçanta që i kanë ndodhur.Ajo ka treguar se ka qenë këngëtare në një dasëm ku martohej vajza.

Mos e besoni po deshët, por ahengu dhe fqinjësia u prish për shkak të bindjeve politike.“Njëra nga historitë që nuk do ta harroj kurrë dhe ju lutem mos më kërkoni se ku ka ndodhur, por në një qytet të Shqipërisë ishte dasmë vajze, vajza e bukur si drita si yll ishte nusja.

“Por vjen krushqia dhe më vjen një pusullë ku më kërkon të këndoj një këngë për një figërë politike. I thash që duhet t’i thuash të zotit të dasmës sepse nuk jemi në dasmë për të bërë politike, i thash jemi në dasmë për qejf dhe nuk kanë lidhja këto këngë.

“Ai më tha që duhet të ma këndosh. Krushqit ishin simpatizantë të Partisë Demokratike, ndërsa njerëzit e nuses ishin simpatizantë të Partisë Socialiste. Të zotët e shtëpisë nuk pranuan dhe unë nuk e këndova.“Krushqit hodhën një shishe me verë nga tavolina e tyre dhe u larguan. U mor motivi dhe dasma u prish.

Pra u prish për arsye politike një dasëm shumë e bukur. Tani nuk besoj se është kaq e fortë ndjesia për këtë rast po flasim për shumë vite më përpara. Mendoj se tani u janë hapur sytë njerzve”, tregoi si me humor Irma Libohova.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...