“Kam harxhuar 500 mijë lekë te dasma jote”, aktori i kërkon ‘llogari’ Eliona Pitarkës

Dasmat janë shpenzimet kryesore të shqiptarëve në stinën e verës, pas pushimeve.

Ky është fakt. Problemi shtohet kur dasmat ndodhin që pa ardhur vera dhe duket si dyfishim i problemeve me xhepin.

Kjo i ka ndodhur aktorit të mirënjohur të humorit, Eglein Laknori, i cili ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku, “Glamour Zone”. Aty ka dhënë një super intervistë.

Aktori i programit “Klanifornia” është shprehur se ka shpenzuar shumë para te dasma e koleges së tij, Eliona Pitarka, e cila kurorëzoi dashurinë me bashkëshortin vetëm pak ditë më parë.Ishte një dasmë e mrekullueshme, por ia paska shpuar xhepat mirë Egleinit, i cili ka një merak të madh pas asaj dasme.

E ka shprehur gjatë intervistës, sigurisht me shaka.Gazetarja Ester Bylyku e pyeti “Cila është shuma më e çmendur që ke shpenzuar kohët e fundit?”.

Përgjigjja e aktorit të humorit nuk mund të ishte më specifike se kaq:Eglein Laknori: “Kam harxhuar 500 mijë lekë për një natë te dasma e Elionës. Qoka, kostumi, karburanti dhe veshja e gruas më shkruan 500 mijë lekë. Eliona, më ka shkuar gjysmë milioni dasma jote”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...