E fali Donaldin dhe tani janë bashkë? Bora bën deklaratën e fortë: Lumturia nuk lidhet vetëm me një partner

Përvec rritjes së cmimit të naftës, benzinës dhe gjithë produkteve ushqimore,

një tjetër gjë që ka shqetësuar shqiptarët këtë sezon është cfarë u bë me Donaldin dhe Borën?A u takuan kur ai shkoi poshtë apartamentit të saj? A ishin vërtetë bashkë në Vienë? Do jenë të dy në një film të ri shqiptar?

A e fali Bora apo jo?Pavarësisht kureshtjes së madhe të njerëzve, Bora kur del në intervista flet shumë pak për jetën e saj detaje, por gjithmonë jep ca sinjale që ngjallin dyshime te njerëzit, se për kë e ka fjalën.E ftuar mbrëmë në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, moderatorja e Përputhen u pyet nga Ori Nebiaj nëse është e lumtur apo jo?

“Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë.Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot.

Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës.”, u përgjigj Bora Zemani .Ndërkohë gazetari Ervin Kurti tentoi të zbulojë më shumë duke i drejtuar pyetje të tjera, por moderatorja preferoi të mos flasë më tepër duke e kaluar gjithçka me të qeshur.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img