Berisha-Amerikës: Nuk shkel më në tokën tuaj po nuk më kërkuat falje dhe po nuk iku

Sali Berisha i bëri sërish thirrje sekretarit të Shtetit amerikan, Antony Blinken, që të nxjerrë provat për shpalljen e tij ‘non grata’, ndryshe do të vijojë betejën e tij për dinjitet deri sa t’ia arrijë qëllimit.

Berisha u shpreh në “Zonë e Lirë”se janë me dhjetëra shkrime në SHBA, që sipas tij thonë se nuk asnjë provë dhe se ky vendim është rezultat i lobingut të Xhorxh Sorosit dhe lidhjeve të familjare.“Zoti na ruajtë nga miqtë se nga armiqtë ruhemi vetë. Shqiptarët kanë kodet e tyre dhe i respektojnë ato.

Për zyrtarët e DASH kam një sugjerim, ose të kërkojnë të falur, ose të publikojnë faktet, përndryshe unë do të vijoj betejën time për dinjitet.Janë me dhjetëra shkrime në SHBA që nuk ka asnjë fakt për mua, dhe ky është një lobim i Xhorxh Sorros. Janë nxjerrë edhe lidhjet e familjes së Blinken me Sorros.

As që e pranoj lobimin sepse e kam hedhur në gjyq për shpifje dhe sa të jetë në detyre Blinken unë nuk do shkel në atë tokë”, tha Berisha.Kujtojmë se Sali Berisha është kandidati kryesor për të rimarrë kreun e PD pas largimit të Lul Bashës, por ai s’do mjaftohet me kaq pasi pretendon të vijë edhe në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...