Ataku kardiak i merr jetën para kohe aktorit të njohur turk (foto)

Një lajm i trishtë vjen nga kinematografia turke. Aktori, İbrahim Gündoğan,

i njohur për rolin e tij “Mete Aymar” në serialin “Kurtlar Vadisi Ambush”, (Lugina e Ujqërve) ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Suha Uygur, duke zbuluar se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Sakaq, ka njoftuar se përcjellja e tij në banesën e fundit do të bëhet ditën e sotme.

Kujtojmë që Gündoğan ka pasur një rol edhe në serialin e famshëm “Kuezey dhe Guney” dhe në shumë telenovela të tjera turke. Ai është një ikonë e telenovelave në Turqi.

Ataku kardiak i merr jetën para kohe aktorit të njohur turkKujtojmë se telenovelat turke tashmë janë kthyer në një fenomen jo vetëm në vendin tonë, por kudo në botë, duke e bërë kinematografinë turke të arrijë suksese dhe fitime të papara.

Nëse në vitet 2000 ishin në modë dhe trend telenovelat meksikane dhe kryesisht ato amerikano-latine, vitet e fundit vendin e parë e kanë marrë padyshim telenovelat turke.Në Shqipëri, thuajse cdo kanal televiziv transmeton të paktën një telenovelë ose serial turk, për të mos folur pastaj për në Kosovë që kanë një shtrirje akoma edhe më të madhe.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img