Vjen propozimi i çuditshëm, Armand Shkullaku të bëhet kryetar i PD

Me largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD, kanë nisur që tani emrat e parë për postin e kreytarit të partisë më të madhe opozitare. Edhe pse jo zyrtarisht, Sali Berisha pritet te jetë kandidati kryesor dhe favorit për të rimarrë kreun e PD në zgjedhjer që do bëhen së shpejti.Por ka shumë nga ata që janë skeptikë për Berishë dhe duan një emër tjetër në krye të PD.

 

Enton Abilekaj propozon gazetarin Armand Shkullaku për kryetar të PD.Gazetari dhe analisti Abilekaj ishte i ftuar mbrëmënë ‘Open‘ te Eni Vasili, kur e bëri propozimin surprizë, duke shtangur moderatoren e emisionit dhe të ftuarit.‘Unë mendoj se Berisha duhet të tërhiqet nga ai pozicion që është.

 

Ai duhet të jetë patriarku i PD dhe jo më kryetari. Vetëm kështu PD mund të afrojë rreth vetes shumë njerëz e të përballet me Ramën.Pra ideja është të jetë një parti e hapur ku të vijnë emra të spikatur nga çdo fushë, gazetaria, mjekësia, ekonomia, shoqëria civile etj. P.sh unë kam në mendje emrin e një gazetari. Nuk di në duhet ta them. Sepse nuk kam marrë miratimin e tij. Kryetar i PD mund të jetë Armand Shkullaku.

 

Kjo do kthente besimin te opozita dhe do të përbashkonte shumë mbështetës rreth vetes. Vetëm kështu PD mund të fitojë ndaj Ramës. Çdo skenar tjetër do ishte humbës. Madje edhe Berisha do jetë humbës më 2025 dhe PD do shpërbëhej fare si forcë politike”, tha Abilekaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...