Së shpejti fejesë, këngëtarja shqiptare konfirmon lidhjen e dashurisë!

Në festën e ditëlindjes së këngëtares Eneda Tarifa në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe këngëtarja Era Rusi.

Kjo e fundit bëri një deklaratë që habiti të gjithë të pranishmit duke pranuar lidhjen e saj të dashurisë.

Gjatë një fjalimi që Eneda mbajti përpara kolegëve, ajo tha se tashmë ka tre festa të ndryshme për 40-vjetorin e saj.

Era Rusi e pyeti se kush është festa e tretë. Eneda mes të qeshurash iu përgjigj duke i thënë se bëhet fjalë për një festë familjare dhe e ftoi këngëtaren të shkojë pasi ka një kushëri beqar.

 

Por nuk vonoi as përgjigja e Erës, e cila u shpreh:

“Kush tha që unë jam vetëm?”

Kjo deklaratë nga ana e saj habiti edhe të ftuarit, të cilët borohoritën drejt këngëtares, pasi ajo nuk ka pranuar asnjëherë publikisht një romancë.

 

Eneda Tarifa: Zihemi, pajtohemi, duhemi, ndahemi, bashkëpunojmë, ç’bashkëpunojmë. Në fakt para dy ditësh më lindi ideja, ishte shtysa në fake e Ketit, mikesësh time më të mirë, e cila më tha ti duhet ta bësh ditëlindjen. Dhe nga një festë dolën tre festa.

 

Era Rusi: Kush është e treta?

 

Eneda Tarifa: Është me familjen, do vish? Kam një kushëri që është beqar.

 

Era Rusi: Kush tha që unë jam vetëm?

Eneda Tarifa: Paskemi fejesë në ardhje, festë tjetër domethënë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img