Kjo është shqiptarja e parë që merr vizën 10-vjeçare amerikane, ambasdorja Yuri Kim: Është 1 Prilli, por kjo nuk është shaka

1 prilli njihet si dita e gënjeshtrave, por ky lajm nuk është paska gënjeshtër. Nga sot, të gjitha vizat turistike dhe të biznesit për në Shtetet e Bashkuara do të lëshohen me një afat 10-vjeçar.Nëse më parë ishin me afat 3-vjecar, sot e tutje do jenë për 10 vite.

 

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri, Kim është takuar sot me shqiptaren e parë që merr një vizë amerikane të vlefshme për 10 vjet.“Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara.

 

Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë.

 

Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032.

 

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...