Greta Koçi i ka bërë një rreng të paparë nënës së saj me rastin e 1 prillit

Greta Koçi i ka bërë një rreng të paparë nënës së saj me rastin e 1 prillit, Dita e Gënjeshtrave.

 

Këngëtarja shkodrane, duke ia ditur një huq së ëmës, e ka marrë me një videocall.“Mami, si je? Dua të të jap një lajm shumë të bukur. Kam blerë një qen sot në mëngjes. E mora ta mbaj në shtëpi”, i tha Greta nënës, e cila nuk e priti aspak mirë këtë lajm. Dukej qartë se nuk i ka qejf qentë.

 

“O ma, kam marrë qen të madh, pa qime. Nuk e kam marrë si Eni, por Pitbull”, vijoi më tej Greta duke qeshur. Eni, motra e saj, duket se ia paska nxirë jetën mamit me qimet e qenushit të saj.Nëna e Gretës dhe Enit qenka shumë interesante kur flet, tipike shqiptare! Fansat në Facebook dhe Instagram të Gretës janë shkrirë së qeshuri me batutat nënë e bijë.

 

NPersonazhet e njohur të shoubizit kanë bërë rrengje të ndryshme ditën e sotme, por deri më tani ky i Gretës mban padyshim vendin e parë, por ka akoma kohë deri në darkë për rrengje të tjera.

 

Kujtojmë se prej kohësh, Greta ka lënë Shqipërinë dhe jeton në Vienë, me partnerin e saj. Ajo është shkëputur nga muzika dhe nuk është më aktive si më parë, por prapë sjell projekte të reja rrall e për mall.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...