“Është një histori që ka mjegullnajë” Klodiana Lala zbulon 2 provat që mund të fundosin ish-deputetin

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e ish-deputetit të PS Alqi Bllako.

 

Ajo u shpreh se vetëdorëzimi ka shumë hije, duke argumentuar kështu të dy versionet që kundërshtonin njëri-tjetrin, ajo e SPAK me të policisë.

 

Lala: Policia njoftonte, se Alqi Bllako është vetëdorëzuar gjatë mbrëmjes së djeshme. Kjo ishte pjesërisht e pasaktë, sepse ai është vetëdorëzuar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Policia pretendon se Bllako të ishte në mbikëqyrje nga policia. Fakti që policia nuk e arrestoi në shtëpi, tregon që një gjë nuk shkoi si duhet. Policia ka qenë pjesë e asaj lojës për të përhapur tymnajë.

 

Sipas urdhërimit të SPAK, polica duhet ta kishte në mbikëqyrje dhe të monitoronte lëvizjet. E kemi të errët pjesën. Policia në asnjë moment nuk pranoi që nuk e gjeti Alqi Bllakon. Policia sulmoi median. Ne kemi të paqarta disa orë, i kemi të errëta. Kam kontaktuar me të gjithë kupolën drejtuese të policisë, që ishte e pafuqishme për të më dhënë informacion për Bllakon. Kishte një masë sigurie ndaj tij.

 

Nga momenti që jemi njoftuar zyrtarisht deri në orën 23:30 min, policia s’ka pasur asnjë informacion dhe nuk jepte të dhëna. Më pas nxjerr njoftim dhe thotë është vetëdorëzuar. Kjo është jo normale. Sigurisht avokati ka bërë strategjinë e tij. Mund ta ketë bërë vetëdorëzimin edhe për të shmangur kamerat. Por kjo histori, nga firmosja e urdhër arrestit, deri te dorëzimi janë orë të errëta. Nuk ka asnjë informacion.

 

Pavarësisht se Bllako kishte hyrë në politikë aktive, sa herë që politika është nën akuzë bëhen pirueta dhe këta njerëz nuk arrestohen. Është një histori që ka një mjegullnajë. Nuk kam informacion mbi vendndodhjen e Bllakos gjatë negociatave që pretendon Zheji. Bllako nesër do të paraqitet për masën e sigurisë.

 

Sipas dosjes së SPAK Bllako ka pasur udhëtim me Zoton. Momenti i dytë që është në fakt edhe shumë e rëndë, ka të bëjë që sipas SPAK ai ka financuar babain e tij, me një rrogë 6 mijë euro. Ndërkohë që Edmond Bllako nuk ka shkuar më shumë se 2 apo 3 herë. Ai rezulton një pozicion, brumëpunues buke.

E habitshme…/ Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë k…

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar në programin Artkand me Jetona Koçibellin rrëfeu më shumë për Tom Kukën, identitetin e tij...

Bledi Mane e thumbon Kiarën keq: Ajo pa Luizin do ishte jashtë, si kamariere

Ish-banorët e “Big Brother VIP” komentuan në studio zënkën e Luizit me Kiarën. Bledi u shpreh se ajo ishte një “përpjekje në ajër” e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj: Sëmundjet dhe…

Ja cilat janë barnat që mund ta shkaktojnë problemin   Njollat...

E habitshme…/ Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë k…

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar...

Ilir Shaqiri flet për Luiz Ejllin: Ka qetësinë time dhe batutat e Donaldit dhe duhet ta f…

Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër...