Alqi Blako u tall me Policinë, gazetarja nxjerr 6 faktet se si mashtruan të gjithë

Gazetarja Anila Hoxha tha se Policia e Shtetit u kthye duarbosh mbrëmjen e djeshme kur shkoi në shtëpinë e ish-deputetit Alqi Bllako, për t’i vënë prangat dhe nuk kishte ekzagjerime.

 

“Alqi Bllako nuk u gjet në banesë kur policët me vendim në dorë shkuan për ta arre.stuar. Policia u kthye duarbosh, e turpëruar gjatë atyre orëve kur nuk pati kurajo dhe u fsheh siç e bën përherë kur NUK ka çfarë thotë.

 

Kur nuk pranon se ka dështuar dhe fshihet si struci”, shkruan ndër të tjera Anila Hoxha.Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka bërë me dije se ish-deputeti Alqi Bllako ishte vetëdorëzuar dhe prej mbrëmjes së djeshme ai ndodhej në ambientet e Drejtorisë së Tiranës pa pasur nevojë të përdoret forcë.“6 fakte kokëfortë! Fakt.

 

Alqi Bllako nuk u gjet në banesë kur policët me vendim në dorë shkuan për ta arrestuar. Fakt-Policia u kthye duarbosh, e turpëruar gjatë atyre orëve kur nuk pati kurajo dhe u fsheh siç e bën përherë kur NUK ka çfarë thotë. Kur nuk pranon se ka dështuar dhe fshihet si struci.

 

“Fakt- Vendimi për Alqi Bllakon u dha pak para mbarimit të orarit zyrtar. Fakt-Alqi Bllako u vetëdorëzua rreth orës 2 të mëngjesit dhe në ato momente ishte i kërkuar. I pagjetur.“Fakt – Njoftimi zyrtar i policisë është gjysëm i vërtetë ashtu si shumë gjysma të vërtetat që referon ngahera ky institucion në ato aksionet propagandistike.

 

Fakt – Ky status nuk shkruhet për të shpëtuar kolegët që raportuan dje në kushte terri informativ, ndonëse ka prokuror të medias, gjyqtar të medias, tre zyra shtypi policie,“POR për të treguar se përse ju kolegë të dashur duhet t’i mësoni ATA se telefonit të tyre nuk u bihet për gazetari protokollare dhe se nuk bëhet lajm çdo konferencë drejtori apo parakalim shefi.

 

Ky status shkruhet për tu thënë atyre #bravocuna, jeni njësha. Aman nxirreni RENEA-n sot se është një prill dhe mund të kryejnë ndonjë kontroll xhepash sa për t’iu zbardhur faqen dhe kësaj radhe.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img