‘Më ngacmonin në sy të bashkëshortit’, këngëtarja e njohur shqiptare bën rrëfimin e rrallë

Këngëtarja e njohur Linda Halimi duket se i ka thënë lamtumirë përkohësisht muzikës. Arsyeja: Ngacmimet se*suale.

Ajo ka treguar se i ka ndodhur që ta ngacmojnë hapur në sy të bashkëshortit në SHBA, ndaj dhe zgjodhi të merrte një pushim nga muzika.

Në një emision, teksa po komentohej incidenti në çmimet Oscars 2022 mes Will Smith dhe Chris Rock, Halimi tha se në industrinë e muzikës ndodh shpesh që të ngacmohesh nga fansat.

“Si artiste femër, nëse mund ta them kështu, më shumë të shohin si objekt seksi sesa si artiste. Kur isha në studio, isha dhe me bashkëshortin dhe ai bëhej sikur nuk ishte bashkëshorti im se nuk donte të më prishte punë.

Kur mbaronte kënga më thoshte një producent me emër, çfarë do bësh më vonë, do shohim film bashkë. Pas disa kohësh, vendosa të bëj pak pushim dhe të mos merrem më me industri.”-tha Halimi.

“Nuk kam hequr dorë, thjesht nuk e kam marrë më me ngulm. U dëshpërova se isha shumë në siklet. Më thonin hajde shkojmë në pushime unë dhe ti dhe vendosim këngët që do të marrësh.“-shtoi ajo.

Linda Halimi ka disa kohë që nuk ka publikuar një projekt të ri muzikor duke marrë një pauzë të shkurtër dhe duke u përqëndruar në familje.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img