“Je i trashë, mos bëj defiçentin”, Vasili përplaset keq me Dudushin për inceneratorët: Ka qenë ministër i LSI, keni përgjegjësi ju?

Debat i tensionuar dhe ofendime mes Petrit Vasilit dhe gazetarit Alban Dudushi,

teksa ky i fundit e ka pyetur deputetin e LSI nëse ka përgjegjësi për të arrestuarit e çështjes së inceneratorëve që dikur ishin pjesë e kësaj force politike.

Vasili është shprehur se dokumentet e denoncuara nga LSI, janë publikuar menjëherë pasi u kanë rënë në dorë. Ndërsa Dudushi ka insistuar se për inceneratorët po bëhet një gjyq i madh publik që është edhe në dëm të çështjes.

Pjesë nga debati në “Syri Tv”:

Alban Dudushi: Ju a keni përgjegjësi që këta kanë qenë ish-zyrtarët tuaj? A do i nxirrnit këto nëse do ishin akoma në LSI?

Petrit Vasili: Ti nëse je kaq i trashë, mos bëj deficentin tani

Dudushi: Mos u merr me fyerje me mua

Vasili: Ti je në hall

Dudushi: Ti dhe shefat e tu janë në hall

Vasili: Ik hani paratë e Tiranës dhe bëni avokatin

Dudushi: Po tregoj hipokrizinë tuaj

Vasili: Problemi qëndron këtu, këto ishin fakte dhe prova të pakundërshtueshme. I nxorrëm në momentin që i patëm. Nuk ishin vetëm indicie, ish ministri Koka ka pasur një debat publik, dhe ka marrë fjalën për të më kundërshtuar mua në 2017-ën kur unë fola për inceneratorët. Ai mori fjalën dhe u mbështet nga Rama.

Dudushi: O Petrit, sa herë ke ndërruar ti krah unë këtu kam qenë

Vasili: Aty te leku ti

Dudushi: Le mos fol ti për lekë…

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img