“E shtuna do të jetë..” Qeveria jep njoftimin e rëndësishëm për nxënësit dhe mësuesit

Dita e shtunë do të jetë mësim për shkollat publike të vendit dhe punë për mësuesit.

Vendimi është marrë nga qeveria dhe i shpërndarë nga Ministria e Arsimit.

Mësohet se do të zëvendësohen 3 ditët e pushim që janë bërë më herët, ku më e fundit ishte data 21 mars.

VENDIMI
Dita e punës e caktuar ditë pushimi në datën 18.03.2022, vendimi nr.161,

“Për caktimin e ditës së hënë datë 21.03.2022” do të zëvendësohet në datën:
02.04.2022 (e shtunë)

-Ditët e punës të caktuara ditë pushimi (3 ditë) sipas urdhrit 18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike” do të zëvendësohen në datat:

30.04.2022 (e shtunë)
14.05.2022 (e shtunë)
28.05.2022 (e shtunë)

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img