E ngacmuan në sy të Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani tregon reagimin e tij

Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani ka rrëfyer një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur me partnerin e saj Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Teksa po diskutohej incidenti ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, me Ëill Smith dhe Chris Rock, blogerja shprehu se në rastin kur ka pasur komente apo sulme virtuale, ajo dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha preferojnë të qëndrojnë të heshtur.

 

Megjithatë, në rastet kur ngacmime apo komente të tilla ndodhin në një sitatë ballë për ballë, ragimi është shumë ndryshe.

 

Ajo rrëfeu një situatë që i kishte ndodhur me disa adoleshentë të huaj, të cilët kishin bërë një koment ndaj saj, ndërsa ajo ishte e shoqëruar nga Shkëlzen Berisha. Mevlani shprehu se reagimi i partnerit të saj, ndaj komentit të tyre e ka habitur dhe i ka bërë përshtypje.

 

“Sigurisht që ka pasur kometues ose media që më kanë sulmuar, por ne kemi një lloj tjetër filozofie. Sepse ideja është që edhe vetë partneri im edhe unë kemi filozofinë që më mirë hesht se sa t’i japësh rëndësi. Sepse nëse ai do kishte heshtur një moment të tillë ajo shaka thjesht do të ishte kaluar dhe sdo iu kishte dhënë rëndësi.

Unë nuk kam patur një rast konkret që dikush përballë të më ketë fyer, por kam patur njerëz të panjohur dhe ka qenë një rastësi komplet, s’kishte lidhje fare me Shqipërinë kanë qenë të huaj. Kemi qenë në radhë dhe thotë dikush nga ata në radhë një koment për mua që s’ishte i këndshëm dhe më habiti sepse ai e ruan shumë pjesën e sjelljes është shumë me edukatë gjithmonë. Më bëri shumë përshtypje sepse unë e dëgjova dhe thashë:

“aman budallenj”. Kur reagoi, reagoi me fjalë. Sigurisht që iu kthye me fjalë, doli jashtë natyrës së vet. Nuk ishte rast që duhej patjetër reaguar sepse ishin adoleshentë, bënë komente, nuk është se ishte diçka për të reaguar.”, tha ajo në “Goca dhe Gra.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...